Komuna e Vushtrrisë është komuna e parë në nivel vendi që ka lansuar një platformë online me të dhëna dhe informacione në kohë reale në nivel komunal, shtetëror dhe global për pandeminë, Covid-19, shkruan VushtrriaOnline. Kjo platformë është realizuar në bashkëpunim me grupin “Bashkë për Shëndetin”. “Për të pasur një komunikim sa më efektiv me të gjithë qytetarët e Vushtrrisë, …