Home Ekonomi Ndahen mbi 6 milionë euro shtesë për rrymën në veri deri në fund të vitit

Ndahen mbi 6 milionë euro shtesë për rrymën në veri deri në fund të vitit

8 min read
0
0
18
kujtesa

12 komente

8 orë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT, ka ndarë 6.7 milionë euro më shumë se që ishte paraparë në maj të këtij viti për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore, duke zgjatur kështu edhe periudhën e pagesës deri në fund të këtij viti.

Kështu, kostoja fillestare prej 11 milionë eurosh tashmë është rritur në 17.7 milionë euro.

Më 6 maj të këtij viti, me 61 vota për, pa praninë e deputetëve opozitarë, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi lidhur me kërkesën e NP KOSTT për të siguruar 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Ndër rekomandime ishte që Qeveria e Kosovës obligohej të gjente zgjidhje brenda afatit 6-mujor për të shtrirë sistemin e faturimit në komunat veriore.

Gjashtë muaj më pas, KosovaPress i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për të kuptuar nëse ka ndonjë zgjidhje rreth kësaj çështjeje, por përkundër pritjes njëjavore, nuk ka marrë përgjigje, ndërsa KOSTT i konfirmoi KosovaPress-it se tashmë kanë ndarë edhe 6.7 milionë euro të tjera për të mbuluar humbjet nga rryma e shpenzuar në veri si dhe periudha e mbulimit të pagesës është shtrirë përtej gjashtë muajsh, deri në fund të vitit.

“Pas rekomandimeve të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës në muajin maj 2021 përmes së cilës KOSTT është autorizuar për shfrytëzimin e buxhetit vetanak për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, KOSTT ka ndarë buxhet në vlerë të përgjithshme prej 17.7 milionë euro për mbulimin e humbjeve për veriun deri më 31 dhjetor 2021”, thotë në një përgjigje me shkrim për KP, Zana Bajrami-Rama, menaxhere për komunikim në KOSTT.

Për këto mjete shtesë dhe mos përmbushjen e premtimit nga ana e qeverisë për adresimin e kësaj çështjeje me plan konkret, kanë kritikuar opozita dhe shoqëria civile.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, thotë se është për keqardhje të rritet kostoja prej 11 milionë në 17.7 milionë euro, siç thekson ajo, nga një parti në pushtet si Vetëvendosje, e cila kur ka qenë në opozitë ishte zë kritik për këtë çështje.

“Për herë parë po informohemi që KOSTT ka ndarë 17.7 milionë euro sa i përket humbjeve në veri, dhe jo 11 milionë. Ne dimë se këto janë rekomandimet Komisionit për Ekonomi, gjithashtu këto rekomandime janë duke u shqyrtuar edhe nga Gjykata Kushtetuese… Si grup parlamentar nuk i kemi votuar këto rekomandime, po, është e vërtet që njëri prej rekomandimeve ka qenë që në afat prej 6 muajve, qeveria të dal me plan për adresimin e kësaj çështjeje.

Është mirë të potencohet se ka qenë pikërisht Lëvizja Vetëvendosje në kohën sa ka qenë e në opozitë ka qenë shumë e zëshme ndaj pagesës së shpenzimeve të rrymës në katër komunat veriore. Më vjen jashtëzakonisht keq në qoftë se kostoja prej 11 milionë eurosh tani veç ka shkuar në 17.7 milionë. Këto mjete të KOSTT-it janë mjete të buxhetit të Kosovës… Më vjen keq që deri më sot nuk e kemi parë asnjë hap konkret për adresimin e kësaj çështjeje, e cila është jashtëzakonisht e dëmshme dhe e kushtueshme”, thekson Bajrami.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala duke theksuar se rekomandimet për pagesën e rrymës në veri janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, thotë se po kalon afati ku instancat e qeverisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore për arkëtimin e mjeteve për rrymën e shpenzuar.

“Koha po e vërteton që kam pasur të drejt, sepse tash e 6 muaj përkundër rekomandimeve të parlamentit në raport me KOSTT-in, nuk kemi asnjë lëvizje faktike as juridike mbi shtrirjen e autoritetit në atë pjesë. Përkundrazi, kemi një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe politike për zonën në fjalë, për pjesën veriore të Kosovës…

Në këtë rast, në pozicion të pafavorshëm është KOSTT-i, ZRRE, dhe instancat e tjera, sepse po kalon afati ku instancat e qeverisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim as politik për të stabilizuar dhe për të filluar implementimin e ligjit në shtrirjen e autoritetit në pjesën e energjisë”, thotë ai.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Ekonomi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…