Home Ekonomi Ministria e Bujqësisë fton fermerët për furnizimin e rezervave shtetërore

Ministria e Bujqësisë fton fermerët për furnizimin e rezervave shtetërore

1 min read
0
0
17
kujtesa

02.11.2021 • 11:31

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka hapur shpalljen publike për aplikim të gjithë atyre që kanë interes ta bëjnë grumbullimin e grurit dhe t’i  furnizojnë rezervat shtetërore me këtë kulturë bujqësore.

Afati për aplikim sipas Ministrisë, është deri më 11 nëntor 2021.

“Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e  grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë.  Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Ekonomi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…