Home Lajme Klinaku: Edhe nëse ofrohet siguri, Specialja nuk do t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së

Klinaku: Edhe nëse ofrohet siguri, Specialja nuk do t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së

2 min read
0
0
13
kujtesa

3 komente

10 orë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka thënë se edhe nëse Kosova ofron garanci për ish-krerët e UCK-së që të mbrohen në liri, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga Gjykata Speciale.

Në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini, Klinaku tha se qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg.

“Jo vetëm kjo qeveri, por edhe qeveritë e kaluara kanë garantuar mbrojtjen në liri për krerët e UÇK-së. Është Ministria e Drejtësisë, që në atë kohë ka qenë Selim Selimi ministër. Është Policia e Kosovës, komandanti i Policisë që është i njëjti dhe kanë dhënë garanca. Por qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg e jo t’i lejojë që të mbahen në liri, sepse është qëllimi politik”, tha ai.

I pyetur nëse publikimi i dosjeve të Speciales nga OVL UÇK ka ndikuar në mos lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Klinaku ka thënë se dhomat e Specializuara do të duhej t’i ruajë dosjet dhe jo veteranët.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…