Home Sport Humbja nga Man City shpejton shkarkimin e Solskjaerit, drejtuesit e Man Utd kanë etiketuar tre trajnerë si pasues të mundshëm

Humbja nga Man City shpejton shkarkimin e Solskjaerit, drejtuesit e Man Utd kanë etiketuar tre trajnerë si pasues të mundshëm

2 min read
0
0
24
kujtesa

24 min

Ole Gunnar Solskjaer rrezikon edhe më shumë shkarkimin pas humbjes së Manchester Unitedit në Old Trafford nga rivalët e Manchester Cityt me rezultat 2-2.

Unitedi kishte barazuar me Atalantan në mesjavë me rezultat 2-2 në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë atyre vullnet për ndeshjen derbi kundër Cityt.

Por, edhe një herë, Djajtë e Kuq u rikthyen në formën e luhatshme të këtij sezoni, duke u mposhtu për të dytën herë radhazi në shtëpi.

Kjo humbje e Unitedit ndaj Cityt thuhet se ka shpejtuar shkarkimin e trajnerit norvegjez dhe drejtuesit tashmë kanë filluar punën për pasuesin e tij.Lexo po ashtu:Solskjaer flet për humbjen nga Man City dhe për të ardhmen e tij me Unitedin

Sipas mediumit britanik Express Sport, drejtuesit e klubit, familja Glazers duhet t’i marrin në konsideratë tre emra nëse zgjedhin të shkarkojnë Solskjaerin.

Emri i parë në listë është ai i Zinedine Zidane, ndëras pasohet nga Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino.

Zinedine Zidane

Zidane është në treg pas largimit të tij nga Real Madridi verën e kaluar dhe, si një fitues i trefishtë i Ligës së Kampionëve si trajner, ka gjithçka çfarë duhet për të marrë njërën nga punët më të mëdha në botë.

Ka pasur pretendime se 49-vjeçari është në pritje të punës në Kombëtaren e Francës dhe duke shijuar pushimin.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…