Home Lajme Tahiri për koalicionin me VV-në: Jemi të gatshëm, nëse ka vullnet nga të dyja palët

Tahiri për koalicionin me VV-në: Jemi të gatshëm, nëse ka vullnet nga të dyja palët

2 min read
0
0
41
kujtesa

05/11/2021 | 18:38

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Ai nuk e konsideroi si të pamundur një koalicion të tillë, përcjell Klankosova.tv.

“Aleanca jonë më e rëndsishme është ajo me qytetarët e Vushtrrisë, por ne jemi të gatshëm edhe për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse ka vullnet me nga të dyja palët. Ne i kemi bërë ofertën tonë dhe po presim përgjigje edhe nga Vetëvendosja edhe nga subjektet e tjera politike”, u shpreh Tahiri.

Ai tha se synimi i tij është që qytetarëve të Vushtrrisë t’iu ofrojë një qeverisje cilësore.

“Puna jonë, angazhimi jonë do të jetë që në raundin e dytë gjithë angazhimi të kurorëzohet me një fitore dhe me vazhdimin e kësaj qeverisje të mirë. Do të vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe me krenari për çka kemi punuar deri më tani dhe për planin që e kemi për mandatin e ardhshëm qeverisës. Synimi jonë nuk është pushteti, por që të ofrojmë një qeverisje cilësore për qytetarët e Vushtrrisë”, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se në qendër të programit qeverisës e kanë punësimin e grave dhe të rinjve.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…