Home Sport Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë, fituesi i votave të tifozëve “nuk ka rival”

Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë, fituesi i votave të tifozëve “nuk ka rival”

3 min read
0
0
59
kujtesa

2 min

Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi , konsiderohet nga tifozët si favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë.

Sulmuesi 34-vjeçar ishte në formë të shkëlqyer për Barcelonën sezonin e kaluar dhe shënoi 30 herë në 35 paraqitje në La Liga.

Dhe shifra mbresëlënëse e Messit e nxori atë në trofeun e tij të tetë Pichichi (çmimi i golashënuesit më të mirë të Marcas për një sezon në La Liga) përpara Karim Benzemas dhe Gerard Morenos.Lexo po ashtu:Messit i thuhet se nuk meriton ta fitojë Topin e Artë për shkak të kartonit të kuq

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dha fund gjithashtu pritjeve të tij të gjata me Argjentinën në verë, duke fituar Kupën e Amerikës në Brazil.

Messi, i cili u largua nga Barcelona dhe u transferua te PSG, konsiderohet gjerësisht si një nga favoritët për të fituar çmimin e Topit të Artë në këtë vit.

Credit: PA

Marca zhvilloi një sondazh për lexuesit se kush duhet të fitojë Topin e Artë, me Messin që doli në krye të listës me 34 për qind të votave.

Benzema, i cili është mbështetur për Topin e Artë nga lojtarë si Ronaldo dhe Zinedine Zidane, përfundoi pas Messit me 26 për qind të votave.Lexo po ashtu:Patrice Evra për “Topin e Artë”: Jam i lodhur duke ia dhënë Messit, dy lojtarët e Chelseat e meritojnë më shumë

Me Messin dhe Benzema në podiumin e Topit të Artë të lexuesve të Marcas është edhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili përfundoi i treti me 11 për qind të votave.

Marca pretendoi se Messi është favorit i ‘qartë’ për çmimin që jepet nga France Football dhe beson se ai ‘nuk ka rival’. /Telegrafi/

Credit: Marca
Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…