Home Showbiz Këto janë gjërat që duhet të bëni kur ndiheni keq!

Këto janë gjërat që duhet të bëni kur ndiheni keq!

2 min read
0
0
34
kujtesa

08.10.2021 • 14:39

Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të relaksuar. Kënaquni me gjëra të vogla

Lumturia dhe përmbushja nuk lidhen me një llogari bankare, gjëra materiale ose me numrin e miqve në rrjetet sociale.

Nëse ndiheni keq dhe të rraskapitur është e mundur që po lodheni shumë nga shprehi të caktuara që do të bëjnë që energjia juaj të bjerë.

Të gjithë ndihen të mërzitur ndonjëherë, energjia bie dhe ju nuk keni vullnet.

Nuk është asgjë e zakonshme dhe alarmante, është e rëndësishme të njihni gjendjen tuaj dhe të ndihmoni veten të ndiheni më mirë dhe të fuqizoheni.

Ç’mund të bëni në një ditë të keqe, kur bota ju duket bardh e zi dhe gjëja e fundit që mendoni është sa vleni realisht.

1. Kur shiheni në pasqyrë, mos dëgjoni kritikat negative që bën zëri në kokën tuaj.

Komentoni veçori tuajat më të thella se bukuria e jashtme. Ndonjëherë vetes i drejtohemi me gjuhë shumë më të ashpër nga sa do i drejtoheshim njerëzve të dashur.

2. Shmangni bisedën për peshën. Shpesh, për të thyer akullin, miqtë i komplimentojmë me “qenke dobësuar!”, duke nënkuptuar që më parë kanë qenë të shëndoshë.

Komplimentojini nga zemra dhe shmangeni bisedën për peshën.

3. Festoni çdo ditë 3 gjëra. Kemi tendencë të ankohemi për ditën që kaluam (për trafikun, shiun, problemet në punë ose shkollë), por duke njohur të mirat, ushqejmë shpirtin.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…