Home Lokale Tahiri i përgjigjet ftesës së Idrizit për debat: Ti e Arsimi po garoni për vend të dytë, debati është mes jush

Tahiri i përgjigjet ftesës së Idrizit për debat: Ti e Arsimi po garoni për vend të dytë, debati është mes jush

1 min read
0
0
30

12/10/2021 | 12:51

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, i ka kthyer përgjigje kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi, duke i thënë se ai dhe kandidati i VV-së, Arsim Rexhepi, po garojnë për vend të dytë, duke shkruar se debati është mes këtyre dyve.

“Ferit, Ju nuk jeni në garë, ju e Arsimi po garoni për vend të dytë prandaj debati është mes ju të dyve.” ka shkruar Tahiri.

“Ju në këtë fushatë nuk keni paraqitur asnjë projekt konkret zhvillimor për Vushtrrinë, keni shfaqur mosnjohje të thellë të ligjeve por edhe mosmirënjohje si për qytetarët ashtu edhe për donatorët që e kanë ndihmuar qytetin tonë këto vite. Prandaj ju, me gjuhën e urrejtjes e të inatit që keni shpërfaqur në këtë fushatë, tashmë përfaqësoni politikën e vjetër nga e cila më vjen shumë mirë që qytetarët e Vushtrrisë po shkëputen.” ka shkruar Tahiri.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lokale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…