Home Lokale Sunguri: Problemi me ujin në Vushtrri do të zgjidhet për gjashtë muaj

Sunguri: Problemi me ujin në Vushtrri do të zgjidhet për gjashtë muaj

3 min read
0
0
0

12/10/2021 | 01:09

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Kosova Demokratik Turk Partisi, Ergin Sunguri, thotë se problemi me ujin në këtë komunë mund të zgjidhet brenda gjashtë muajsh. Sipas tij përshkak të interesave politike, shumë pak fshatra kanë mbet ende pa gypat e ujit, njofton Klankosova.tv.

“Menaxhimi duhet, se ujë ka me bollëk me fabrikën, por mungon menaxhimi, unë i përshëndes ata punëtorët e ‘Unitetit’ e ata që bashkëpunojnë e mundohen me punu shumë. Për gjashtë muaj ky problem realizohet, shumë lehtë.” tha Sunguri, i ftuar në emisionin Edicioni Zgjedhor të Klan Kosovës.

Tutje kandidati i KDTP-së u shpreh se po jepen premtime të mira, por që janë zor të realizueshme, sidomos sipas tij, kryetari aktual, Xhaferr Tahiri po jep premtime për qiell.

“Në programin tonë katër vjeçar do të fokusohemi në gjashtë shtylla, arsimi, zhvillimi ekonomik, tërheqja e investitorëve të huaj, shëndetësisë, kultura, rinia dhe sporti, ambientet e gjelbërimit , mirëmbajtja dhe bujqësia.”

Kurse kandidati për të parin e Vushtrrisë thekson se sporti nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme nga qeverisja aktuale, sepse klubi i futbollit ka rënë në ligën e parë

“Sidomos është uji që pas orës 10 – 11 në katet e nalta ndalet uji, mirëmbajtja e qytetit është katastrofë, ska kurrfarë mirëmbajtje, janë investuar miliona e miliona, por mirëmbajtje ska, ejani shikoni sheshi i Vushtrrisë është investuar por mirëmbajtje nuk ka, gjelbërime nuk ka, parqe nuk ka.”

Tutje ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos orientohen tek partitë, por të shohin kandidatët për zgjedhjet lokale.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lokale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…