Home Lajme Maxhuni (NISMA): Banorët e Dumnicës për shtëpitë dhe veturat e shkatërruara i kanë marrë vetëm 120 euro

Maxhuni (NISMA): Banorët e Dumnicës për shtëpitë dhe veturat e shkatërruara i kanë marrë vetëm 120 euro

2 min read
0
0
59

 13 hours më parë

Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Vushtrrisë Albert Maxhuni, ka thënë se janë të pavërteta deklarimet e kryetarit aktual të kësaj komune Xhafer Tahiri, se janë kompensuar 30 përqind e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Maxhuni në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova dha shembuj se ka banorë që nuk jetojnë në shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve.

“Kryetari aktual në një nga debatet që e kemi pasur ka thënë se janë kompensuar 30 përqind e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. Unë kam dëshmi me vete dhe mesazhe nga qytetarët”.

“Në fshatin Maxhunaj një djalë i ri, djalë i dëshmorit për shkak të vërshimeve nga uji sot nuk jeton më në atë shtëpi. Asnjë kompensim nuk ka marrë nga komuna”.

Ai theksoi se në fshatin Dumnicë banorët për shtëpitë dhe veturat e shkatërruara i kanë marrë vetëm 120 euro.

“Në fshatin Dumnicë për shkatërrimin e shtëpive dhe veturave i kanë marrë 120 euro. Nuk mund të flasim për kompensime”.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…