Home Lajme Idrizi ftesë Tahirit : Sonte nga ora 18.00 të debatojmë në sheshin e Vushtrrisë

Idrizi ftesë Tahirit : Sonte nga ora 18.00 të debatojmë në sheshin e Vushtrrisë

2 min read
0
0
27

12/10/2021 | 10:59

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, i ka bërë ftesë publike për debat kryetarait aktual, dhe kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Idrizi ka shkruar se ai nuk ka para të paguaj media e sondazhe, por se e fton Xhafen siç i referohet ai kandidatit të LDK-së, për debat në sheshin e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Qytetar të nderuar,
Që prej ditës së parë të fushatës kam qenë i hapur për çdo debat, kam ofruar argumente për çdo gjë që kam thënë. Nuk kam ikur kurrë as nuk iku nga debati dhe llogaridhënja, Xhafa iku mbrëmë, por nuk mund të ik edhe gjatë. E ftoj publikisht që së bashku në sheshin e Vushtrrisë në cilindo televizion dhe para gjithë qytetarëve të debatojmë për aferat korruptive të tij dhe sekserëve të tij, për programin zgjedhor dhe për secilën temë që është në interes të qytetarëve. Unë skam çka të fshehi e as nuk kam pare me pagu sondazhe e media andaj ju pres në shesh për debat. Nuk ka me ike, e ftoj sonte Xhafen në ora 18:00 në sheshin e qytetit para te gjitha tv-ve të debatojmë. Mos u tut, qytetarët meritojnë sqarime.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…