Home Sport Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

3 min read
0
0
8

7 orë

Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndërsa nga lojtarët gjerman vlerëson Robin Gosensin e Atalantas.

Trajneri i Romës parashikoi ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Gjermanisë, duke paralajmëruar ‘Tre Luanët’ të luajnë me tre mbrojtës.

“Për të qenë ofensivë, për të fituar një ndeshje, një ekip duhet gjithashtu të jetë solid dhe të mos ketë dyshime. Sipas mendimit tim, mënyra më e mirë për të qenë në kontroll kundër Gjermanisë do të ishte që Anglia të luante me tre mbrojtës dhe mbrojtës të krahut”, ka thënë Special One për The Times.

“Portugalia luajti me katër mbrojtës kundër Gjermanisë dhe Robin Gosens dhe Joshua Kimmich i shkatërruan ata. Portugalia nuk mund ta përballonte”.

“Njerëzit nuk e njohin shumë Gosens sepse ai luan për Atalantan, por ai është një krah i majtë tepër i fuqishëm që u zhvillua në një klub duke luajtur atë sistem. Ata shkatërruan Portugalinë në atë mënyrë. Hungaria, edhe pa pasur forcën e Portugalisë, luajtën me lojtarët e krahut dhe e kishin në kontroll”, ka thënë trajneri portugez.

Fituesi i Anglisë kundër Gjermanisë do të përballet me Ukrainën ose Suedinë ndërsa Italia do të takojë Belgjikën në çerekfinale të premten, ku trajneri ka bërë një analizë se si do të duket finalja sipas tij.

“Pa Portugalinë në garë, ndihem i lidhur me Italinë sepse, si trajner i Romës, kam lojtarë në atë ekip kombëtar. I uroj më të mirën Leonardo Spinazzolas i cili ka luajtur shumë mirë, dhe Bryan Cristante që vjen nga stoli”, deklaroi ai.

“Italia kundër Anglisë në finale do të ishte skenari perfekt për mua, dhe tani jam tifoz i Anglisë. Do të doja që Harry Kane të merrte trofeun nga duar e Aleksander Ceferin. Nëse mundin Gjermaninë i shoh në Wembley në finale”, ka thënë Moutinho. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Ukraina në çerekfinale, mposht Suedinë pas 120 minutash

1 koment 8 min Ukraina ka shënuar fitore ndaj Suedisë në vazhdime me rezultat 2-1, duke ka…