Home Sport Zyrtare: Alex Cordaz, transferimi më i ri i Interit

Zyrtare: Alex Cordaz, transferimi më i ri i Interit

1 min read
0
0
11

2 orë

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Alex Cordaz, i cili vjen Crotone dhe pritet të jetë portieri i dytë apo i tretë e ekipit.

Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me portierin veteran, Alex Cordaz, që ka dalë nga akademia e Interit.

Transferimi i 38-vjeçarit është konfirmuar zyrtarisht nga faqet zyrtare të klubit zikaltër.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë që Alex Cordaz është bashkuar në klub nga Crotone”.

“Portieri 38-vjeçar më parë ishte pjesë e sektorit rinor të Nerazzurrëve, duke fituar Scudetton me klubin Primavera dhe Kupën Viareggio në tre sezone”.

“Ai tani ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri më 30 qershor të vitit 2022. Mirë se vini Alex”, thuhet në njoftimin e Interit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…