Home Sport Pothuajse 100 tifozë finlandezë u infektuan me Covid-19 gjatë udhëtimin në Rusi

Pothuajse 100 tifozë finlandezë u infektuan me Covid-19 gjatë udhëtimin në Rusi

3 min read
0
0
3

4 orë / E përditësuar

Gati 100 mbështetës të ekipit kombëtar të futbollit të Finlandës, të cilët udhëtuan në Rusi për ndeshjen e cila u mbyll me humbje 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e Euro 2020, janë infektuar me coronavirus.

Kryeministrja u bashkua me autoritetin shëndetësor të THL (Instituti Finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie) duke mbikëqyrur epideminë për të thirrur finlandezët që u kthyen në shtëpi pas humbjes të së hënës në Shën Petersburg për të bërë një test.

“Është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë nga një test”, ka thënë fillimisht Kryeministrja Sanna Marin gazetarëve në një samit të BE-së në Bruksel.

“Rastet e mundshme do të identifikohen dhe infeksioni nuk do të përhapet”, shtoi ajo.

Testet e kryera në pikat doganore përgjatë kufirit me Rusinë tashmë kanë rezultuar me 86 raste pozitive dhe edhe më shumë analiza do ketë në vazhdim.

Turma nga rreth 3,000 mbështetës finlandezë që kaluan kufirin bëri që zyrtarët të lejonin 800 persona të hynin në vend pa bërë një test, thanë media lokale.

Rusia dje raportoi më shumë se 20,000 infeksione të reja me coronavirus dhe 568 vdekje, një kulm që nuk është parë që nga janari, pasi lufton me një shpërthim të shpejtë të variantit Delta.

THL u bëri thirrje të gjithë atyre që u kthyen të siguroheshin se do të bënin një test brenda 72 orësh, duke vënë në dukje se shkalla e infeksionit në Shën Petersburg ishte 20 herë më e lartë se ajo në Finlandë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…