Home Lajme Paratë që shpenzuan partitë politike nga Fondi për mbështetje të subjekteve në vitin 2020

Paratë që shpenzuan partitë politike nga Fondi për mbështetje të subjekteve në vitin 2020

2 min read
0
0
3

26 min

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020.

Në raportin e miratuar nga KQZ  thuhet se me Ligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2020, buxheti i aprovuar për programin Mbështetje e Subjekteve Politike ishte në shumë prej 4,200,000 euro.

Sipas raportit gjatë periudhës janar-dhjetor, sipas vendimit të KQZ-së, është transferuar buxheti në vlerë prej 3,780,000 euro te subjektet politike të cilat kanë fituar ulëse në Kuvend.

Ndërsa 10% e buxhetit në vlerë prej 420,000 euro është alokuar për grupet parlamentare dhe sipas kërkesave të tyre janë bërë të gjitha pagesat duke përfshirë edhe pagat e stafit.

Buxheti i shpenzuar është 4,177,306 euro apo shprehur në përqindje buxheti është shpenzuar 99.46%.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë dhe partitë politike marrin mjete financiare nga buxheti i këtij institucioni, varësisht nga numri i përfaqësuesve që kanë.

Ato parti që janë të përfaqësuara në Kuvend, shpërndarja financiare bëhet në përpjesëtim me përfaqësimin që e kanë në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet 14 shkurtit ka arritur t’i merr 58 ulëse, e ndjekur nga Partia Demokratike që ka 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike Kosovës që ka 15 deputetë. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…