Home Kulturë Do të doja të isha autori i veprës “Njëqind vjet vetmi”

Do të doja të isha autori i veprës “Njëqind vjet vetmi”

5 min read
0
0
8

1 koment

24.06.2021 • 08:24

Autori dhe presidenti i dyzetedytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, rrëfen për librat dhe shkrimtarët e tij të preferuar…

Libri që po lexoj ndërkohë

The end of Everything nga Katie Mack. Fizikania teorike shpjegon pesë fundet më të mundshme të universit tonë që po zgjerohet, me shpresën se do të vijnë pas një kohe jashtëzakonisht të largët. Është me humor, i qartë dhe optimist. Shkon me librin Until dhe End of Time të Brian Greene. Gjithashtu po lexoj Minds Wide Shut nga Gary Saul Morson dhe Morton O Schapiro, një studim përfshirës mbi shtimin e bindjeve të ngurta në politikë, ekonomi dhe letërsi, si dhe kërcënimeve që i paraqesin demokracisë, e cila kërkon mendje të hapur dhe kompromis.

Libri që më ndryshoi jetën

The Denial of Death nga Ernest Becker. Më bëri të rimendoj rrënjët e frikërave dhe pasigurive tona më të thella, dhe pse shpesh e zhgënjejmë veten me mënyrën se si i manifestojmë.

Libri që do të doja të kisha shkruar

Njëqind vjet vetmi nga Gabriel García Márquez. Unë ende mendoj se është romani më i mirë i shkruar që pas vdekjes së William Faulknerit.

Libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia

Gjithmonë kam dashur të jem shkrimtar, por kam dyshuar në aftësinë time për ta bërë. Që nga viti i fundit i kolegjit e deri te viti i parë në degën e drejtësisë, lexova pesë libra që më bënë të mendoj se ia vlente ta provoja: North Toward Home nga Willie Morris; The Confessions of Nat Turner nga William Styron; You Can’t Go Home Again nga Thomas Wolfe; The Fire Next Time nga James Baldwin; dhe I Know Why the Caged Bird Sings nga Maya Angelou.

Libri që më ka ndryshuar mendjen

Kjo është pyetje bukur. Mendoj se Caste i Isabel Wilkerson dhe Think Again i Adam Grant më bënë të rimendoj se sa thellësisht të ngulitura janë paragjykimet tona të pavetëdijshme, jo vetëm në lidhje me racën, gjininë, klasat dhe fenë, por me çdo numër kategorish që na nxisin t’i shohim të tjerët si inferiorë, si më pak të denjë për t’u parë e dëgjuar. Më pëlqen metoda e pajtimit dhe e bashkimit ripërtëritës të Nelson Mandelas.

Libri i fundit që më ka bërë të qaj

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Kulturë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…