Home Showbiz A duhet ta vazhdoni bisedën kur ju kthejnë mesazh vetëm me një fjalë?

A duhet ta vazhdoni bisedën kur ju kthejnë mesazh vetëm me një fjalë?

2 min read
0
0
11

24.06.2021 • 15:15

Mesazhet me një dikë që s’ke shumë që e njeh, por është kthyer në fiksimin tënd të ri janë fiks si një lojë ping-pongu. Ti thua diçka, ata thonë diçka tjetër, ti thua sërish diçka dhe ‘boom’: merr si përgjigje një fjalë të thatë, ose në rastin më të keq – një fjalë të vetme!

Këtu, komunikimi fillon të ngecë, pasi duket sikur nuk ka asnjë përpjekje për ta bërë të vazhdojë.

Ky është pikërisht momenti që të bën të mendosh mos ndoshta personi përballë nuk dëshirën t’ju njohë, apo nëse ka diçka që s’po shkon me bisedat tuaja, shkruan Cosmopolitan.

Po çfarë është tamam një mesazh i thatë dhe cilat janë shenjat e para të një komunikimi të tillë?

1. Sipas ekspertëve, është një fjalë e vetme që mund të jetë një: “hahah”, “ok” apo dhe një ikonë.

2. Bisedat janë të shkurtra, nuk ka pyetje pas dhe s’ka as ndërveprim në komunikim.

3. Injorojnë vazhdimisht fotot, memet apo videot që ju dërgoni.

4. Nuk të shkruajnë kurrë të parët

5. Nuk ju kthejnë përgjigje për ditë të tëra dhe pse janë aty.

Si ta parandaloni komunikimin “e thatë”

Fillimisht zbuloni arsyen pse ndodhi kjo. Fiksimi yt mund të mos jetë i mirë me mesazhe, ose thjesht është shumë i zënë me punë. Nëse ju intereson vërtet, analizoni mes rreshtave dhe do të merrni përgjigje pa qenë nevoja t’i pyesni në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…