Home Lajme Ministrja britanike pas takimit me Lajçak: Do të punojmë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Ministrja britanike pas takimit me Lajçak: Do të punojmë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

3 min read
0
0
7

6 komente

44 min

Ministrja britanike për fqinjësi evropiane dhe Amerikë Wendy Morton, ka dhënë detaje për takimin që e ka zhvilluar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim në Twitter shkroi se ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak”.

Tutje theksoi se janë të angazhuar për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

“Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar i gjithë rajoni”, shkroi Morton.

Ndërkaq, jo i lehtë është vlerësuar takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të rifillimi të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ishte mbajtur me 15 qershor.

Edhepse takimi është përshkruar me tensione, megjithatë u tha se është ishte i rëndësishëm dhe i domosdoshëm mbajtja e këtij takimi.

Në takimin e ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe paraqitën qëndrimet e tyre për agjendën e dialogut, por që nuk arritën ndonjë pajtim.

Kurti para mediave potencoi se në takim kanë shprehur qëndrimin kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme.

“Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm”, ishte shprehur Kurti.

Ndërkaq, sipas Lajçak, takimi i radhës  Kurti – Vuçiq pritet të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik./Telegrafi.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…