Home Showbiz E dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?

E dini pse të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë?

2 min read
0
0
29

18 orë

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt, nuhasni një aromë specifike? Mund të jetë e mirë, e keqe, ose çfarëdo midis, por është ndryshe nga aroma e shtëpisë suaj

Në rast se nuk e dini – edhe shtëpia juaj ka një aromë karakteristike.

Craig Warren ka mbi 30 vite në “biznesin e nuhatjes”. Ai thotë se të gjitha shtëpitë kanë “aromën e banorit”, pra aromën e atyre që jetojnë aty. Çfarë nënkupton kjo?

Ky term përshkruan të gjitha aromat që vijnë nga detergjentet, aromat e gatimit, pajisjet e pastrimit, aromatizuesit e dhomave, orendive, hapësirat me perde, qilima, jastëkë etj. Të kombinuar së bashku, këto krijojnë aromën e veçantë të shtëpisë suaj.

Sipas Warren, çfarë krijon aromën e shtëpisë janë faktorët si kafshët shtëpiake, orenditë, pirja e duhanit, gatimi dhe mënyra si pastroni. Për shembull, një shtëpi me dysheme druri, do të ketë një erë tjetër nga një shtëpi me qilima, citon Anabel.

Nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë suaj, e vetmja mënyrë për ta ndryshuar është pastrimi i thellë, përfshirë këtu orenditë si kolltukë, divanë, perde, mbulesa etj. Më pas, përpiquni të përdorni aroma të tjera, si mente dhe agrume të cilat këshillohen në raste të tilla.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…