Home Lajme Të hënën pritet të dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Të hënën pritet të dalin rezultatet e Testit të Arritshmërisë

2 min read
0
0
3

Foto: Arkiv

Foto: Arkiv

11 min

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nëntat pritet të dalin të hënën, më 7 qershor, test ky i mbajtur një javë më parë në vend. 

Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Arsimit thuhej se mbi 26 mijë nxënësve të klasave të nënta në të gjitha shkollat e Kosovës i janë nënshtruar këtij testi.

Sipas njoftimit nga ky test nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa janë lejuar vetëm nga 15 nxënës.

“Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor”, thuhej në njoftim, raporton Telegrafi.

Ndryshe, sipas MASHTI-it, Testi i Arritshmërisë është realizuar ashtu siç është planifikuar.Lexo po ashtu:Fillon Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

“Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit. Ky test është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin. Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm”, thuhej në njoftim.

Ndërkaq, në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…