Home Lajme Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

2 min read
0
0
6

1 orë

Selim Pacolli do të jetë kandidati i radhës që i ka hyrë garës për të parin e Prishtinës.

Pacolli do të jetë kandidat i AKR-së për kryeqytetin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Kam kënaqësinë të shpall kandidaturën e Selim Pacollit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR).

Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina.

Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit.

Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t’i kthejmë krenarinë në qytet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Selim Pacolli aktualisht është në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…