Home Lajme Dhënia e 20 mijë vaksinave në ditë, “ideale” për Kosovën

Dhënia e 20 mijë vaksinave në ditë, “ideale” për Kosovën

4 min read
0
0
14

2 orë

Autoritetet shëndetësore duhet të përshpejtojnë ritmin e vaksinimit kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton coronavirusi, në mënyrë që të përmbushet synimi i Qeverisë së Kosovës, që deri në fund të këtij viti, të vaksinohet 60 për qind e popullatës, thonë Blerim Syla nga Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë dhe Bujar Vitia.

Megjithatë, konsiderohet se imunizimi varet nga sasia e dozave që siguron Kosova.

Zyrtarë të Ministrisë se Shëndetësisë, të premten kanë treguar se kanë arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer, për sigurimin e mbi 1.2 milion dozave të vaksinave kundër coronavirusit.

Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Megjithatë, në përgjigje thuhet se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë ka nisur dy muaj më parë, ndërkaq deri më 29.05. 2021 janë vaksinuar mbi 63 mijë qytetarë, ose mbi 1,000 qytetarë brenda një dite.

Kosova deri tani ka pranuar mbi 177 mijë doza vaksinash, si donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dhurimin e vaksinave në vendet e varfra, apo Bashkimi Evropian.

Syla: Nevojiten 20 mijë doza të vaksinave brenda ditës

Blerim Syla, nga Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se vaksinimi varet nga numri i dozave që arrijnë në Kosovë dhe që autoritetet duhet të krijojnë mundësi që brenda ditës, në nivel vendi të vaksinohen deri në 20 mijë qytetarë.

“Ritmi i tanishëm i imunizimit është në kuadër të dozave aktuale të vaksinave në vend. Në momentin që ka sasi të dozave më të mëdha të vaksinave, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të zgjerojnë kapacitetet, të shtyjnë në funksion të gjitha Qendrat e Mjekësive Familjare në mënyrë që të arrijnë të japin 20 mijë vaksina brenda ditës. Rreth 20 mijë doza është shumë ideale dhe është e mundshme, me potencialin që ka Kosova, por normalisht se nevojitet një organizim pak më i mirë”, tha Syla.

Vitia: Imunizimi varet nga sasia e dozave që arrijnë në Kosovë

Edhe Bujar Vitia, gazetar, tha se me ritmin aktual të vaksinimit, vështirë është të arrihet synimi i Qeverisë. Megjithatë, ai shprehet se përmbushja e zotimit të Qeverisë për imunizim të 60 për qind të popullatës, varet nga sasia e dozave që Pfizer dërgon në Kosovë.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…