Home Lajme Ministria e Shëndetësisë tregon ku do të mund të vaksinohen qytetarët gjatë fundjavës (Lista)

Ministria e Shëndetësisë tregon ku do të mund të vaksinohen qytetarët gjatë fundjavës (Lista)

3 min read
0
0
17

1 koment

1 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të fundjavës, si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga drejtoritë komunale për shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në njoftimin për media thuhet se në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – Salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-Kosova.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës.

MSh është e angazhuar që të sigurojë numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve të tjera të vaksinave. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…