Home Sport Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

Juventusi nuk e shkarkon Pirlon

2 min read
0
0
5

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

5 min

Juventusi nuk e ka në plan ta shkarkojë Andrea Pirlon dhe ai do të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Ish-mesfushori kreativ u angazhua te Zonja e Vjetër në verën e kaluar duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin, ndërsa ishte debutues në skenën e madhe si trajner.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Sezoni i tij i parë në krye të Bianconerëve ka qenë i vështirë, pasi Juve tashmë po lufton për një vend në top-katërshe, ashtu që hierarkia e klubit është takuar sot (e hënë) për ta diskutuar të ardhmen e trajnerit.

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

SportItalia raporton se Pirlo do ta përfundojë sezonin në krye të skuadrës, duke qenë se Juve nuk ka shumë opsione dhe ka një orar të ngarkuar.Lexo po ashtu:Pirlo flet për humbjen nga Milani, por refuzon të jap dorëheqje

Që të mërkurën, bardhezinjtë luajnë kundër Sassuolos në Mapei Stadium dhe tri ditë më pas e presin Interin në Allianz Stadium.

Më pas, zhvillohet finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantas më 19 maj dhe sezoni mbyllet me sfidën ndaj Bolognas më 23 maj.

Aktualisht, Juventusi është në vend të pestë në renditje me një pikë prapa Napolit dhe do të shpresojë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…