Home Sport Chelsea është i vendosur të fitojë garën për transferimin e Harry Kane

Chelsea është i vendosur të fitojë garën për transferimin e Harry Kane

2 min read
0
0
12

09.05.2021 • 11:17

Klubi londinez, Chelsea është i etur për të sjellë në Stamford Bridge yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Kane pritet të largohet këtë verë nga Spurs pasi disa herë ka bërë të ditur qëllimin për të fituar trofe.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Emri i sulmuesit anglez ka qenë i lidhur me shumë klube të mëdha evropiane, e në veçanti me ato rivale nga Liga Premier.Lexo po ashtu:Kane vazhdon të aludojë rreth një largimi nga Tottenhami, konfirmon përsëri ambicien për të fituar trofe

Sipas mediumit Football Insider, Chelsea është i vendosur të fitojë garën për sulmuesin e Tottenhamit.

Blutë kanë identifikuar 27-vjeçarin, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Manchester City, si një prioritet kryesor për afatit kalimtar të verës.

Kane vlerësohet më shumë se 100 milionë funte, por thuhet se ai do të kërkojë të largohet nga Spurs në mënyrë që të ulë paksa çmimin e tij. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…