Home Sport “Jemi me të vërtetë një ekip”, Neymar i lumtur me kualifikimin dhe shpirtin e skuadrës

“Jemi me të vërtetë një ekip”, Neymar i lumtur me kualifikimin dhe shpirtin e skuadrës

3 min read
0
0
59

3 orë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka folur pas ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, ku nuk ka mundur ta fshehë lumturinë e kualifikimit në gjysmëfinale.

PSG u mposht në shtëpi nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese çerekfinale, por u kualifikuan tutje shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Ky kualifikim ka lënë shije të mirë te parisienët të cilët u mposhtën pikërisht nga Bayerni në finalen e sezonit të kaluar.Lexo po ashtu:Kampioni i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve, PSG eliminon Bayern Munichun falë golave si mysafir

Neymar ka thënë pas ndeshjes së është i lumtur me paraqitjen dhe angazhimin e ekipit, teksa synojnë edhe më lart se gjysmëfinalja këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur, pavarësisht nga humbja”, ka thënë fillimisht Neymar për RMC Sport pas ndeshjes.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyeshëm. Ne jemi gjithashtu një ekip i shkëlqyeshëm dhe e treguam atë sonte. Kemi eliminuar kampionët e Evropës”.Lexo po ashtu:Pochettino i lumtur me lojën ndaj Bayernit dhe kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Objektivat janë respektuar, tani jemi në gjysmëfinale dhe duhet të punojmë edhe më shumë, të përmirësohemi dhe shpresoj të kemi një gjysmëfinale të mirë dhe po synojmë edhe më lart”.

“Është e vërtetë që ne flasim shumë me njëri-tjetrin, jemi me të vërtetë një ekip. Marquinhos na foli gjatë ndeshjes për të na ndihmuar të organizohemi. Pamë që Di Maria vrapoi shumë sot, duhet t’i përgëzojmë të gjithë”, përfundoi ylli i PSG-së. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

1 orë Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pac…