Home Lajme 22 vjet nga masakra në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, Haradinaj: Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar

22 vjet nga masakra në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, Haradinaj: Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar

1 min read
0
0
67

21 min

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar tragjedinë që ndodhi 22 vjet më parë në Mitrovicë, në rrugën e Kovaçëve ku mbetën të vrarë burra e gra nga okupatori serb.

Ai ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend dhe kriminelet të marrin dënimin e duhur.

“Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria. Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar. Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…