Home Lajme Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

2 min read
0
0
52

11 orë 15 komente

Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se për shkak se ka votuar Albin Kurtin si kryeministër ka humbur shumë njerëz nga partia.

“Njerëzit e mi më kanë kundërshtuar që e kam votuar Qeverinë e Albin Kurtit [qeveria LVV-LDK]…Kur e gjithë opozita shante Albin Kurtin unë e votova qeverinë e tij”, tha ai në “Debat Plus”.

Bjeri SHKURT, dëgjoj këto oferta me çmime të lira!

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Pacolli thotë se po të ishte më i vrazhdë në politikë, partia e tij ndoshta sot do të ishte më e fortë.

“Albin Kurtin e votova pa asnjë kusht. Kam shpresuar se ky njeri Kosovës do t’i jepte një dinamizëm në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kaluan 50 ditë dhe partneri i tij u largua nga qeveria. Askush nga Qeveria e Albin Kurtit nuk më falënderoi për votat që ia dhashë qeverisë së tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i AKR-së thotë se pos që nuk e falënderuan për mbështetjen pa kushte që i dha qeverisë, Qeveria Kurti iu hakmor.

“Mu hakmorën duke i anuluar 14 nominime që unë i kisha bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ato ishin nominime sipas ligjit. Ato nominime unë as që i kamë parë, pos që i kam parë që i plotësojnë kriteret”, tha mes tjerash Behgjet Pacolli./Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…