Home Lajme Limaj: Me fitoren e kandidatëve të Nismës fiton çdo qytetar i Kosovës

Limaj: Me fitoren e kandidatëve të Nismës fiton çdo qytetar i Kosovës

7 min read
0
0
73

3 orë 3 komente

Nisma Socialdemokrate sot ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë takim, para kandidatëve për deputetë ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ku tha se është nder i madh për secilin kandidat të Nismës të jetë kandidat për parlament të Republikës së Kosovës, Republikës sonë që me mund e sakrificë është ndërtuar fal kontributit të shumë brezave.

Zbritjet Sezonale në JYSK

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, së sa të dalim të takojmë njerëz e të kërkojmë mbështetjen e bashkëluftëtarëve për realizimin e ëndrrës sonë të madhe, për një Kosovë të lirë e me vlera”, ka thënë Limaj.

Limaj ka kërkuar nga të pranishmi që të mos bien pre e propagandës ditore, të atyre që kanë për mision shkatërrimin e humbjen e vlerës së çdo hapi pozitiv që është bërë në vendin tonë.

“Objektivi ynë është që ne si Nismë të luftojmë që të fitoj kauza jonë, angazhimi ynë ditor është që të kemi një zë të fuqishëm për këtë kauzë, sepse me fitoren e kauzës sonë nuk fiton veç aktivisti ynë, por fiton çdo qytetar i Kosovës, dhe ky është dallimi ynë me të tjerët”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës, po ashtu, ka thënë se, ne kemi dallime esenciale me të tjerët, sepse për ne trashëgimia jonë çlirimtare është themeli i shtetit të Kosovës, dhe do ta birojmë fuqishëm sepse ndihemi krenar me të, ne duam që e vërteta e Kosovës të rikthehet fuqishëm në arenën politike brenda dhe jashtë në agjendën diplomatike, ne asnjëherë nuk lodhemi për të vërteten dhe historinë tonë.

“Dje në vijat e frontit mbrohej me luftë liria, dinjiteti, krenaria dhe emri i UÇK -së, të vlera të cilat u sulmuan nga forcat serbe, ndërsa sot, liria dhe UÇK po sulmohet në mendjet dhe zemrat e qytetarëve tanë, prandaj ne jemi ata që po angazhohemi fuqishëm që mos të lejojmë të ndodh një sulm i tillë që dëmton vendin dhe vlerat tona”, ka thënë i pari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj tutje tha se, angazhimi ynë është për mbrojtjen e vlerave më sublime të historisë sonë, vlera për të cilat sot përfaqësuesit e kësaj historie janë në Hagë, ndërsa të tjerët na flasin për rimëkëmbje, pra, ata flasin kështu sepse ata e kanë humb rrugën, flasin kështu sepse ata janë rritur politikisht me kalkulime.

Limaj ka bërë thirrje për tu bashkuar për betejën e radhës, që më 14 shkurt ta shijojmë fitoren dhe mundësinë për të vazhduar në shërbim të vendit, sepse ne besojmë në angazhimin tonë për të shkuar të objektivi jonë, sepse kjo është rruga jonë e drejtë për ta mbrojtur e për ti shërbyer vendit.

Çdo djalë e vajzë që ka pas veshë uniformën e UÇK -së sot fytyra e tyre është në Hagë, sepse atje sot janë vet historia jonë, prandaj duhet të ngritemi fuqishëm, në mënyrë që vlerat tona kombëtare ti mbrojmë me një zë sa më të fuqishëm në Parlament” ka thënë në fund të fjalës së tij, Fatmir Limaj.

Gjithashtu, në këtë prezantim foli edhe sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili foli për mungesën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, i cili aktualisht ndodhet në Hagë.

Sherifi ka thënë që është jetike që t’i mobilizojmë forcat tona, që fryma, programi e themelet që ia kanë vënë kësaj partie, Krasniqi e Limaj t’i çojmë përpara dhe që zëri ynë të dëgjohet sa më fuqishëm në Parlament.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…