Home Lajme Haradinaj: Albin Kurti t’i lë librat ideologjikë, të lexojë libra të menaxhimit

Haradinaj: Albin Kurti t’i lë librat ideologjikë, të lexojë libra të menaxhimit

2 min read
0
0
121

07/12/2020 | 23:56

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti ka bërë gabime gjatë qeverisjes së tij 52 ditore.


“Shihni menaxhimi i situatës me Contour Global. Contour Global dështoi të investojë dhe sot ka mundur të jetë i paditur nga Kosova nëse do të kishim dashur ne. Me dy-tri veprime të caktuara nga Kurti, kjo kompani u pajis me mundësinë që të na padisë neve tash. Qeverisja është shkencë, menaxhim. Albini e di që ka lexua shumë libra ideologjikë, por është mirë që tash t’i lë ato libra dhe të lexoj libra të menaxhimit. Menaxhimi është shkencë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj thotë se edhe sot Vetëvendosje nuk ka përgatitje të mjaftueshme për menaxhimin e situatave.

“Edhe sot Vetëvendosje e ka ruajtur kursin e vet opozitarë. Pritjet që kjo Vetëvendosje ka ndërtuar te populli janë një mashtrim”.

I pari i AAK-së thotë se Kurti nuk mund t’i realizojë premtimet që i ka dhënë te të rinjtë e Kosovës.

“Premtimet populiste është shumë e vështirë të kthehen në veprime qeverisëse”.

Haradinaj thotë se ka shpërputhje të madhe mes asaj që premton Vetëvendosje dhe asaj që mund të realizohet.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…