Home Lajme Konjufca flet në seancën e KS të OKB’së, ia përmend Daçiqit zhdukjen e Ukshin Hotit

Konjufca flet në seancën e KS të OKB’së, ia përmend Daçiqit zhdukjen e Ukshin Hotit

3 min read
0
0
48

Ministri i Jashtëm në detyrë I Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën.

Konjufca ka thënë se tani ka ardhur koha qe UNMIK-u të përfundojë mandatin e tij në Kosovë.

“Rezoluta 1244 e vitit 1999 në Këshillin e Sigurimit ka pasur për qëllim ndaljen e spastrimit etnik të popullit të Kosovës nga Serbia. Tani është një periudhë tjetër kohore dhe UNMIK-u duhet të përfundojë mandatin e tij”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express

Ai ka shtuar se “Serbia ka dërguar pyetjen në  Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe është qëndrim hipokrit I Serbisë që të mos pranojë përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar e cila ka konsideruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme  ndërkombëtare”

Konjufca ka folur edhe për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe të zhdukurit e tjerë në luftën e fundit të Kosovës për të cilët Serbia ende nuk bashkëpunon për të pagjeturit.

Konjufca ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është dialog për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe jo sic deklaron ministri Dacic se dialogu mes dy shteteve duhet të zhvillohet për statusin e Kosovës.

Ai në këtë paraqitje  ka kërkuar nga Ministri i Jashtëm I Serbisë që të ndalojë përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…