Home Lajme OBSH: Pothuajse gjysma e vdekjeve në Evropë ndodhën në shtëpi të pleqve

OBSH: Pothuajse gjysma e vdekjeve në Evropë ndodhën në shtëpi të pleqve

1 min read
0
0
37

Rreth gjysma e njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Evropë ishin banorë në institucione të kujdesit afatgjatë, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.

“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore,” tha drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, gjatë një konference për shtyp të enjten, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Kluge e përshkroi një situate të tillë si “thellësisht shqetësuese” dhe e cilësoi si problem global.

“Kjo pandemi ka sjellë në qendër të vëmendjes vendet e anashkaluara dhe të nënvlerësuara të shoqërisë sonë. Në të gjithë rajonin evropian, kujdesi afatgjatë shpesh është lënë pas dore. Nuk duhet ët ndodh kështu,” tha Kluge, duke i quajtur punëtorët e punësuar në këto ambiente si” heronjtë e papërmendur të kësaj pandemie”.

Kluge tha se ekziston një “nevojë e menjëhershme dhe urgjente” për të rishikuar dhe rregulluar mënyrën se si funksionojnë objektet e kujdesit të të moshuarve. 

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…