Home Auto&Tech Irani dërgon satelitin ushtarak në orbitë, protestën ashpër Amerika

Irani dërgon satelitin ushtarak në orbitë, protestën ashpër Amerika

2 min read
0
0
110

Irani ka pretenduar se ka dërguar satelitin e parë ushtarak në orbitë, duke rritur kësisoj edhe më shumë tensionet me ShBA-në në kohën kur dy vendet po ballafaqohen me tensione e ngacmime në Gjirin Persik.

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) thanë se sateliti i quajtur “Noor” (Drita) ishte 425 kilometra lartë në orbitë, pas një lansimi të sukesshëm. Irani kishte lansuar satelitin e parë civil në vitin e largët 2009.

Kjo erdhi vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi publikisht Iranin duke porositur marinën e ShBA-ve që të “gjuante e të shkatërronte çdo luftanije iraniane që ngacmonte anijet amerikane në det”, pas një incidenti, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Pentagoni kishte thënë se ishte ende herët për të thënë nëse lansimi i satelitit iranian kishte qenë i suksesshëm por Komanda e Mbrojtjes së Aerohapësirës Amerikanoveriore lëshoi një përcaktues të ri kodi për një objekt të ri në orbitë që u paraqit me atë që përshkruan iranianët.

“Unë mendoj se kjo konfirmon që sateliti iranian me sukses ka arritur në orbitë,” ka thënë Jonathan McDowell, astronom në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë.

Sipas sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeos, lansimi i këtij sateliti ushtarak shkelte rezolutën e këshillit të sigurimit të OKB-së.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Auto&Tech

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…