Home Lajme Si manipuloi Fitore Pacolli me nënën e Ramush Haradinajt, ajo ishte operuar në Tiranë

Si manipuloi Fitore Pacolli me nënën e Ramush Haradinajt, ajo ishte operuar në Tiranë

3 min read
0
0
34

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka deklaruar mbrëmë se sa ishte në detyrë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, si pasojë e kushteve të këqija në sistemin shëndetësor në vend, raporton Gazeta Express.

“Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit”, tha Pacolli, derisa përmendi rastin e nënës së kryeministrit.

Mirëpo, në fakt ajo se cka ka deklaruar Pacolli doli të mos jetë e vërtetë, pasi që nëna e ish-kryeministrit Haradinaj ishte operuar në Tiranë, ku po ashtu nuk ka ndonjë mjekësi të sofistikuar e ku shkojnë shumë qytetarë nga Kosova.

Për këtë kishte shkruar në Facebook vetë ish-kryeministri, derisa kishte publikuar edhe fotografi nga spitali.

Haradinaj me datë 26 gusht të vitit 2018 teksa kishte publikuar një foto me nënën e tij kishte shkruar se e ka kryer një ndërhyrje kirurgjike të cilën e kishte përballuar me sukses.

“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë”, pati shkruar ish-kryeministri.

Kjo deklaratë e Pacollit ka ngritur reagime të shumta, derisa e njëjta ka folur edhe një herë për këtë temë, duke thënë se ka deklaruar vetëm të vërtetën./GazetaExpress/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…