Home Lajme Pedagogia shqiptare në Oksford: Duhet të paktën një vit që vaksina të dali

Pedagogia shqiptare në Oksford: Duhet të paktën një vit që vaksina të dali

1 min read
0
0
37

Pedagogia shqiptare në Universitetin e Oksfordit Detina Zalli, deklaroi në “Opinion” se grupi i shkencëtarëve britanikë pritet të nisë të hënën provat e para klinike të një vaksine. Zalli tha se ky grup shkencëtarësh ka patur suksese edhe në vaksina të tjera siç ishte ajo e MERS, por sigurisht do të jetë një process që do të marri kohë deri në vaksinimin e të gjithë popullatës.

“Do t’u lutesha mediave të japin mesazhin e saktë. Kam dëgjuar se vaksina do të dalë brenda shtatorit. Kjo është shumë optimiste dhe pak realiste. Njerëzit që punojnë në këtë fushë e dinë se do të duhet të paktën një vit që vaksina të dali, sepse duhet të shohim edhe disponueshmërinë e vaksinës dhe kjo është një gjë, që merr kohë”, tha pedagogia.

Lidhur me situatën në Angli, Zalli u shpreh se mendohet që bllokimi mund të zgjasë edhe tre javë të tjera, pasi nuk dihet ende nëse Britania e ka arritur kulmin.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…