Home Lajme Komuna e Ferizajt krijon Pakon e Masave Mbështetëse për Bizneset

Komuna e Ferizajt krijon Pakon e Masave Mbështetëse për Bizneset

3 min read
0
0
42

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka marrë vendim që të lirohen nga pagesa e qirasë së pronës komunale bizneset ferizajase gjatë pandemisë së coronavirusit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se situata me pandeminë e coronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në biznese, prandaj kryetari Aliu ka autorizuar kompetentët  e fushës së financës që të krijojnë e Pakon e Masave Mbështetëse për Bizneset, transmeton Telegrafi.

“Situata me pandeminë e virusit COVID-19, po shkakton dëme të mëdha në mesin e bizneseve. Veçanërisht kjo vërehet më të shumti në Komunën e Ferizajt ku numri i bizneseve është tejet i madh. Për t’i dal në ndihmë konkrete e direkte bizneseve ferizajase, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar kompetentët e fushës së financës dhe zhvillimit ekonomik lokal, në krijimin e Pakos së Masave Mbështetëse për Bizneset. Këto masa nënkuptojnë harmonizimin e veprimeve, përkatësisht lirimin nga qiratë komunale dhe ngarkesat e tjera të cilat janë të parapara në Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se “ky veprim, për lirim nga pagesat për bizneset sipas kësaj rregullore, përkatësisht për qiratë në prona komunale, duke mbuluar kështu të gjitha veprimtaritë ekonomike, është hapi themelor e direkt që Komuna e Ferizajt po merr në bazë të kompetencës së saj në ndihmë veprimtarisë ekonomike që zhvillohet në territorin tonë”.

“Ditëve në vijim, do të filloj aplikimi i këtyre masave përmes Drejtorisë së Financave dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik pranë administratës së Komunës së Ferizajt. Pako e zgjeruar dhe e detajuar do të prezantohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës”.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…