Home Sport Real Madridi interesohet për Brozovicin

Real Madridi interesohet për Brozovicin

3 min read
0
0
1,537

2 orë

Real Madridi thuhet se është duke ndjekur Marcelo Brozovic, një mesfushor 27-vjeçar kroat që luan për klubin italian, Inter.

Los Blancos janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre në verë dhe njëri nga emrat e fundit të lidhur me një transferim është kroati Brozovic.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, Zidane është shumë i interesuar për partnerin e Luka Modricit në kombëtaren kroate, me të cilën arriti deri në finale të Kupës së Botës.Lexo po ashtu:Brozovic: Ky është Interi më i mirë në të cilin kam luajtur, duhet të përmirësohem në mbrojtje

Brozovic është pjesë kryesore në Interin e Antonio Contes dhe Zidane dëshiron ta vendosë atë pranë Casemiros ose të luajë me të në vend të brazilianit.

Real Madrid Info@RMadridInfo

According to Italian press, Real Madrid are interested in Inter midfielder Brozovic. Zidane sees him as Casemiro’s partner as well as his back up. [Mundo Deportivo]

View image on Twitter

7831:17 PM – Feb 11, 2020Twitter Ads info and privacy86 people are talking about this

Ylli kroat arriti në Inter në vitit 2015 dhe ka një kontratë deri në qershor 2022.

Skuadra italiane dëshiron ta rinovojë atë, por në Itali thonë se shfaqja e Real Madridit po e ndërlikon rinovimin e kontratës së tij.

Brozovic po shkëlqen këtë sezon me Interin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në këtë sezon, Brozo ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime.

Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, vlera e tij në tregu është 60 milionë euro. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…