Home Lajme Presidenti shpall të enjten ditë zie në nderim të policit Sami Thaqi

Presidenti shpall të enjten ditë zie në nderim të policit Sami Thaqi

2 min read
0
0
44

4 orë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ka shpallur ditën e enjte, më 30 janar 2020, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës, Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.Lexo po ashtu:Varroset me nderime të larta polici Sami Thaqi

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.Lexo po ashtu:Prokuroria kërkon paraburgim për personin në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi ku u vra polici Sami Thaqi

Sami Thaqi është varrosur  sot me nderime të larta, ai  u vra mbrëmë gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…