

Shkruan :Raif Lahu
Teatri I qytetit Vushtrri është shumë aktiv më 6 dhjetor 2019 u shfaq premiera e komedisë “Nuk do të paguajmë” te autorit : Dario Fo perkthyer nga Natyra Përçuku Selaci në regji të Besar Zahitit. Premiera u shfaq në Mitrovicë për shkak se salla e teatrit në Vushtrri është duke u renovuar. Edhe pse nga Vushtrria salla u mbush me artdashes dhe kjo shfaqje u duartrokit nga publiku. Pergjegjesi I teatrit Fazli Muharremi thekson” pas premieres se sukseshme ne me 23 janar kete shfaqje e shfaqem para publikut të Suharekes ku u mireprite jashtezakonishte mirë. Teatri I Vushtrrisë në vitin që e lam pas ka realizuar dy premiera të sukseshme edhe pse salla e teatrit në Vushtrri është në renovim. Komedia ” Burri I gruas sime” në regji të Qamil Sahitit dhe shfaqja ” Nuk do të paguajmë ” në regji të Besar Zahitit. Kjo shfaqje me 31 janar do te udhetoj për Tiranë në Teatrin Kombëtar. Padyshim aty ku ka aktivitet ka rezultate, pas Tiranes kjo shfaqje pritet të shfaqet në Ferizaj dhe Vushtrri. Siq duket Teatri I qytetit Vushtrri e ngjalli aktivitetin në qytetin tonë.
