Home Lajme Tri kërkesat e ‘Njeriut të Trumpit’ për LDK-në në takimin e sotëm

Tri kërkesat e ‘Njeriut të Trumpit’ për LDK-në në takimin e sotëm

1 min read
0
0
56

Gjatë ditës së sotshme, I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell pati një takim me një delegacion të LDK-së në Berlin të Gjermanisë.

Pjesë e delegacionit të LDK-së ishin Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni, transmeton Indeksonline.

LDK përmes një komunikate për media tregoi se cilat ishin tri kërkesat e Grenell ndaj partisë së tyre.

“Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë. Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës. Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Mourinho: Itali – Angli, do të ishte finalja perfekte

7 orë Jose Mourinho ka thënë se Italia kundër Anglisë do të ishte ‘finalja perfekte’, ndër…