Home Kulturë Aktori Vushtrrias Fazli Muharremi (Tali) i dëshpruar për mos vlersimin e sukseseve të Vushtrriasëve

Aktori Vushtrrias Fazli Muharremi (Tali) i dëshpruar për mos vlersimin e sukseseve të Vushtrriasëve

5 min read
0
0
661

Autor :Fazli Muharremi (Tali)

Vushtrria NUK din të nderon! Iku edhe e 2019 -ta, Sportistet dhe artistet e perfaqesuan Vushtrrinë denjësishtë. Ai që na bëri krenar padyshim që është futbollisti Vushtrrias Milot Rashica, në vitin që e lam pas 2019 ishte në formën më të mirë, shkelqeu te Përfaqësuesja e Kosovës dhe te Werder Bremeni. Milioti sot është lojtar I kalibrit botërore,e kan nderuar me shumë mirënjohje në Kosovë ,Holandë e Gjermani por në vitin 2019 nuk e nderoi qyteti I tij komuna e tij ,ende nuk e kuptoj pse hezitim kur Miloti na bëri krenar neve si Vushtrrias. Klauzola e tij tani shkon nga 30- 40 milion € nuk vuan për një mirënjohje por është nder për Vushtrrinë ta nderoi me një mirënjohje,po paragjykoj se kan harruar nuk kan shikuar televizion dhe kan qenë të zënë, aq shumë të zënë me aq shumë punë që asnjë televizion nuk kan mundur ta shohin Milotin.

Kultura Besar Zahiti aktor Profesor në fakultetin e arteve në Universitetin e Prishtinës si producent vetem në vitin 2019 me filmin e tij “KLITHMA” ka arritur ti sjell Kosoves 4 çmime nderkombetare. 1.” BEST SHORT FILM” ( Çmimi kryesor ) West Nordic International Film Festival Norvegji. 2. ” BEST CINEMATOGRAPHY” Asocacioni I Kinomotografeve të Bosnjës dhe Hercogovines. 3. ” BEST EDITING ” -7th Indian cine film festival Mumbai – Indi . 4. “BEST SCREENPLAY” Festivali Hyjnesha në fron. Besari si producent vazhdoi edhe me emisionin për fëmijë ” Të udhëtojmë nëpër botë” që për një sezonë u emetua në RTK1. Pas një pune 2 muajshe arriti si regjisor ta përgatisë komedinë ” Nuk do të paguajmë” me teatrin e qytetit Vushtrri. Premiera u shfaq me 6 dhjetor 2019.

Arber Krasniqi kengetare,kompozitor tani së fundi arriti ta lansojë kengen ” THE END IS HERE” Një këngë e mrekullueshme dhe e mirëpritur nga publiku. Arberi ka realizuar muziken në shfaqjet ” Komedi e kuqe” dhe ” Fati I Rozit” kjo u shfaq edhe në New York. Arber Krasniqi ka kompozuar kengen në filmin American ” My secret war” si dhe muziken në filmin dokumentar ” House NO.57″ Arberi është shumë aktivë dhe është artistë i veçantë. I përmenda keto tri figura që lan nam si në sport ashtu edhe në kulturë. Me rendesi që qyteti ja’u di vlerën dhe nuk vuani për një mirënjohje sepse mirënjohja me e mirë është sukseset e juaja. Ato nuk mundet askush ti kontestoj por e ndiva si obligim të shkruaj për të arriturat e tri figurave Vushtrtiase që po ta kishte fatin ndonje qytet tjeter do tē ju nderonte me çmimet më të larta. E di që meritojnë edhe shumë e shumë sportiste e artistë mirënjohje nga qyteti po se paku të shkruajmë për të arriturat e tyre e të ju themi se ju keni vlerë më shumë se çdo politikanë. Me respekt kolegu I juaj FAZLI MUHARREMI-TALI /VicianaPress/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Kulturë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Sonte nga ora 20.00 Fillon Rivaliteti Televiziv për kryetar të Vushtrrisë

19/09/2021 | 09:50 Sonte nga 20.00 në Kanal 10 në emisionin Prime Time do të zhvillohet de…