Home Lajme Pse Albin Kurti e caktoj datën 6 janar për t’u takuar me Hashim Thaçin?

Pse Albin Kurti e caktoj datën 6 janar për t’u takuar me Hashim Thaçin?

1 min read
0
0
91
kujtesa

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti që tri herë po i ik takimit me presidentin Hashim Thaçin.

Sonte, për herë të tretë Kurti iu përgjigj negativisht Thaçit. Por kësaj radhe ia caktoj datën 6 janar për t’u takuar që ta marr dekretin për mandatarin e themelimit të qeverisë, transmeton Indeksonline.

Por përse pikërisht data 6 janar?

Me datën 6 janar e ka ditëlindjen njëra nga figurat më të ndritura të popullit shqiptar, Fan Noli.

Noli po ashtu është një nga njerëzit më të vlerësuar dhe që kanë pasur më së shumti infulencë në ndërtimin e personalitetit të Kurtit si politikan.

Në një emision gjatë këtij viti, Kurti e kishte vlerësuar Fan Nolin si njëri nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar.

Sipas Kurtit këto janë tri figurat më të mëdha të kombit shqiptar.

“Sami Frashëri, Fan Noli, Ukshin Hoti”, kishte thënë Kurti./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…