Home Lajme Haradinaj: Mini Shengeni është cucëll mashtruese për Ramën dhe Vuçiqin

Haradinaj: Mini Shengeni është cucëll mashtruese për Ramën dhe Vuçiqin

3 min read
0
0
44
kujtesa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe sulmet që ky i fundit ia bëri Kosovës për Mini Shengenin.

Haradinaj ka thënë se nuk ka dicka personale me Ramën, mirëpo, shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahet, e që kinse një pjesë të bashkohet me Shqipërinë.

“Unë nuk bëj kurrgjë në baza personale. Jam ndodhë para një rreziku të madh që Kosova me u nda, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë. Unë jam detyru me dalë kundër. Interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës… Nuk mundesh me i imponu kurrgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë Serbia”, thotë Haradinaj në emisionin Frontal të T7.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqje të taksës.

“Heqja e taksës, presionet që janë bë, kur dilshin thojshin që duhet me u hjek taksa. Mini Shengeni është veç një formulë. Na nuk jena Amerikë më thojnë mu. Ky Mini Shengeni është bërë me shti Kosovën në atë klub”, shton tutje.

Haradinaj ka thënë  se Mini Shengeni është cucëll mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ata nuk e kanë qat lodrën që patën qef me lujt me to. Tash e kanë maru një lodër të vetën, është një far lloj cuclle mashtruese. Për krejt që janë të, është cucël mashtruese edhe për Vuçiqin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kish provu ish dalë keq për Kosovën, nuk humbin po edhe nuk fitojnë”.

“Unë e kam thënë disa herë, ne jemi vëllezër shqiptarë. Unë nuk kam vlerësime të çfarëdo natyre për individin, çka thotë ai”, thotë ai.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…