Home Lajme Thaçi: Vrasja e Mehë Ukës mbetet misterioze

Thaçi: Vrasja e Mehë Ukës mbetet misterioze

2 min read
0
0
39
kujtesa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka kujtuar Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, në 23 vjetorin e vrasjes aksidentale të tij të inskenuar nga forcat serbe.

Thaçi ka thënë se vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i madh i Mehë Ukës për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Sot kujtojmë Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…