Home Shëndetësi Suplementi që e zvogëlon shtypjen e gjakut

Suplementi që e zvogëlon shtypjen e gjakut

2 min read
0
0
60
kujtesa

Shtypja e lartë e gjakut nuk ka ndonjë shkaktar të qartë, por mbipesha, konsumimi i tepërt i kripës, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik e rrisin rrezikun e një personi për ta zhvilluar këtë sëmundje.

Në rast se nuk trajtohet, hipertensioni mund të shpie në sulm të zemrës, probleme me veshka, sulm në tru, etj., transmeton Telegrafi.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se shtypja e lartë e gjakut mund të parandalohet apo zvogëlohet duke konsumuar ushqime të shëndetshme, duke e mirëmbajtur peshën, duke bërë ushtrime të rregullta fizike, duke konsumuar alkool në sasi të moderuar dhe duke mos pirë duhan.

Por, ekspertë tjerë kanë zbuluar edhe suplemente tjera të cilat u ndihmojnë njerëzve ta ulin shtypjen e gjakut.

Një prej këtyre suplementeve, i cili është dëshmuar se e zvogëlon shtypjen e gjakut duke i përmirësuar nivelet e oksidit nitrik, është pluhuri i kakaos.

Kakao, si në formë pluhuri ashtu edhe në formë të çokollatës së zezë, e ulë shtypjen e gjakut.

Ekspertët tregojnë se flavanolet që gjenden në kakao i përmirësojnë nivelet e oksidit nitrik në gjak, të cilat e përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut dhe e ulin shtypjen e gjakut. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Shëndetësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…