Home Sport Ronaldo: Nuk kam çfarë të dëshmoj më, kam fituar gjithçka

Ronaldo: Nuk kam çfarë të dëshmoj më, kam fituar gjithçka

1 min read
0
0
47
kujtesa

Cristiano Ronaldo ka këmbëngulur se, pasi ka fituar trofe të shumtë ekiporë dhe çmime të tjera individuale, nuk e sheh të nevojshme ta dëshmojë më veten.


Sulmuesi i Juventusit ka shpjeguar se dëshiron ta shijojë momentin, pasi ndien se tashmë ka fituar gjithçka çfarë mund të fitohet, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka fshehtësi apo mrekulli. Nuk është rastësi që unë kam fituar gjithçka në çdo vend që kam shkuar”, tha Ronaldo për Globe Soccer Awards.

“Kur je kampion, fiton gjithmonë. Pa shumë punë, pa përkushtim dhe pasion për atë që bën, nuk mund të fitosh gjithçka: trofe, rekorde dhe statistika”, shtoi ai.

“Nuk kam çfarë t’u dëshmoj të tjerëve më, përveç vetes dhe familjes sime. Tani është koha ta shijoj këtë”, theksoi ai.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…