Home Lajme Osmani reagon pas kërcënimit të djalit të Mustafës

Osmani reagon pas kërcënimit të djalit të Mustafës

3 min read
0
0
55
kujtesa

Besnik Mustafa, djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, është kërcënuar me jetë nga një person përmes rrjetin social Facebook.

Për këtë ka reaguar nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Përmes një shkrimi në Facebook,  ka thënë se kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri.

“Për fat të keq, tashmë gjuha e urrejtjes është kthyer gjithandej në përditshmëri, por kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri.
Familja është e shenjtë dhe nuk ka dallim politik që arsyeton nxitjen e urrejtjes e të kërcënimeve të tilla”, thotë Osmani.Lexo po ashtu:Kërcënohet djali i Isa Mustafës – publikon mesazhin

Ajo, ka bërë thirrje të punohet për gjuhë përafruese e të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit.

“Është koha që të gjithë të bëjmë thirrje e të punojmë për gjuhë përafruese e të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit. Pavarësisht dallimeve politike, ne të gjithë kemi vetëm një atdhe, Republikën e Kosovës, të cilën duhet ta ruajmë e zhvillojmë duke respektuar njëri-tjetrin”.

Osmani ka ftuar përfaqësuesit e tjerë politik që jo vetëm të dënojnë gjuhën kërcënuese por edhe t’i ftojnë aktivistët e anëtarët e tyre për gjakftohtësi, tolerancë e mirëkuptim.

Ndërkaq, kërcënuesi  i ka thënë djalit të Mustafës se do ta kallë atë bashkë me familjen./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…