Home Lajme Gjuriq thotë se Kryeministri i ri Kosovës duhet të shkojë paraprakisht te dera e Srpska’s

Gjuriq thotë se Kryeministri i ri Kosovës duhet të shkojë paraprakisht te dera e Srpska’s

2 min read
0
0
47
kujtesa

Marko Gjuric ka thënë se kushdo që dëshiron të formojë Qeverinë, edhe Albin Kurti, duhet të shkojë në derën e Listës Srpska.

Këtë deklaratë Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka dhënë në televizion publik serb tri ditë pasi u konstatua Kuvendi i Kosovës.

“Krahina jonë sikur të ishte Belgjika për sa i përket konstituimit të institucioneve, por ne ngadalë po marrim rezultate fenomenale për Listën Serbe dhe për mua është lajm i vitit që serbët kanë rënë dakord dhe kushdo që dëshiron të formojë qeverinë, duhet të trokasë në derën tonë”, ka thënë Gjuric.

Ai ka thënë se Serbia do të mbështesë çfarëdo qëndrimi të Listës Sprksa në raport me Qeverinë e re të Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Serbisë i ka ndarë 150 milionë euro shtesë për zyrën e tij, duke shtuar se ato para janë për serbët e Kosovës.

Lista Srpska ka fituar dhjetë ulëset në Parlamentin e Kosovës. Sipas Kushtetutës, kjo parti do të propozojë një Ministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i takojë dhe nuk do t’i demonizojë asnjë serb të Kosovës.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…