Home Lajme Autobusi përplaset me veturën në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 8 të plagosur

Autobusi përplaset me veturën në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 8 të plagosur

1 min read
0
0
51
kujtesa

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rubik.

Raportohet se një autobus agjencie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo”.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i mjetit me iniciale L. C., si edhe u plagosën 8 pasagjerë në autobusin që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit nën kujdes mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit ‘Alfa Romeo’ shtetasi L. C. si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K. M. ,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…